AFOR 2 (2 Shtator 1999)


AFOR 2 (2 Shtator 1999)

15:26 02/09/1999

Misioni i ri i NATO-s, AFOR 2 do të qëndrojë në Shqipëri për aq kohë sa do të ketë nevojë stabiliteti i Rajonit të Ballkanit. Kështu ka deklaruar sot në konferencën e parë për shtyp, komandanti i këtyre trupave Gjenerali Italian Pietro Frizione, i cili bëri para gazetarëve prezantimin e tij autobiografik dhe shpjegoi qëllimin e misionit AFOR 2.

Misioni ynë ka për detyrë sigurimin e rrugëve nga Durrësi drejt Kosovës ku do të kalojnë ndihmat dhe kontigjentet e NATO-s, vazhdimin e projekteve të filluar nga AFOR 1 me ndërhyrjen në infrastrukturën e shkatërruar të Shqipërisë, tha Frizione. Sipas tij aktualisht AFOR 2 ka në Shqipëri 1800 forca të cilat pritet që brenda pak ditësh të arrijnë në 2000 dhe më pas në 2500 ushtarë./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme