Klubi Partizani (2 Shtator 1999)
Sot në një nga sallat e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë është zhvilluar Asambleja e Jashtëzakonshme e Klubit Partizani, i cili pasi vuri në dukje shkaqet që e çuan Partizanin në këtë gjendje të keqe zgjodhi kryesinë e emergjencës dhe Presidentin e saj.
Pas diskutimeve të shumta foli dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes Bashkim Lika, i cili theksoi se kjo Ministri do të punojë për ti rikthyer lavdinë Partizanit. Pas disa kandidaturave President u zgjodh Albert Xhani ndërsa Panajot Pano u zgjodh President Nderi. Presidenti Xhani tha se do të punojmë për ringritjen e Partizanit sa më shpejt./tvklan.al