Kavajë, stërvitje ushtarake – (4 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Është kthyer sot në rrethin e Kavajës stërvitja më e madhe ushtarake ajrore e aviacionit shqiptar që nga koha e shkatërrimit të bazave ushtarake ajrore në trazirat e vitit ’97. Në poligonin më të madhë të qitjes kundërajrore të ushtrisë shqiptare në Rreth Greth të Kavajës, kanë demostruar forcën rreth 600 trupa ushtarake me qitje reale nga artileria kundërajrore.
Avionët gjuajtës, bombardues shqiptar MIG janë gjendur nën breshërinë e predhave reale. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes Luan Hajdaraga, Shefi i Shtabit Aleks Andoni dhe krerë të tjerë të ushtrisë shqiptare./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame