Qytetarët në Kosovë nuk zbatojnë masat kundër pandemisë


Qytetarët në Kosovë nuk zbatojnë masat kundër pandemisë

16:17 07/04/2020

Kurti: Nuk kemi kohë për ping-pong politik

Ndonëse po përballemi me pandeminë shërbimet komunale po vazhdojnë të funksionojnë. Ata pak qytetarët të cilët po kërkojnë shërbime në komunë të Prishtinë janë të pasur me maska dhe dorëza.

Në të kundërtën nuk mund të hyjnë në objektin e komunës duke rrezikuar kështu personelin. Pos kësaj e Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë edhe masa të tjera shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Në dyqanet e sotme nga dita e sotme është e obligueshme dezinfektimit i karrocave ushqimore do të jetë nën mbikëqyrjen e policës së Kosovës. Si dhe mbajtja e distancës ashtu siç është paraparë nga IKSHP dhe MSH”.

Ndërsa kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vizituar gjatë ditës komunën e Gjilanit dhe atë të Kamernicës. Ka thënë se muaji prill është vendimtar për koronavirusin, derisa kur u pyet për mandatarin e qeverisë tha se nuk kanë kohë për të luajtur pingpong politik. 

“Nuk kemi kohë të humbim me çështjen e ping-pongut politik. Jemi të angazhuar në luftimin e virusit dhe nëse e shpërqendrojmë veten në çështje tjera do ta dobësojmë veten në frontin e shëndetit publik”. 

Ndërsa qeveria në detyrë do të mbaj sërish mbledhje në distancë për të shqyrtuar masat e qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve.

Tv Klan






Të ngjashme