Policia sot (3 Shtator 1999)


Policia sot (3 Shtator 1999)

15:38 03/09/1999

Policët shqiptarë të paaftë për të siguruar një trafik normal të automjeteve dhe këmbësorëve në rrugët e Tiranës. Shoferët bien shpesh viktimë e policëve që nuk njohin as rregullat më elementare të qarkullimit rrugor dhe që kanë synim të vetëm vënien e gjobave ose gjuetinë e parave nën dorë.

I tillë është rasti i këtyre dy policëve mbi Urën e Lanës në Bulevard të cilët me vetëdashje kanë shkaktuar gjatë gjithë paradites së sotme pengesa dhe rrëmujë në lëvizjen e automjeteve. Madje kanë arritur të kërcënojnë me arrestim gazetarët e TV Klan të cilët u ndodhen në vendngjarje për të pasqyruar rrëmujën.

Me një sjellje aspak normale dhe fjalë të rëndomta ata kanë fyer gazetarët duke u kërkuar pretekstin të ecnin mbi vija të bardha. Por syzet e zeza i kanë penguar këta policë të shikonin që në Bulevard mungojnë vijat e bardha për këmbësorët. Pantera e zezë e Policisë e thirrur nga këta dy policë për të arrestuar gazetarët e TV Klan nuk erdhi ndërkohë që këta policë kanë vijuar gjuetinë e makinave luksoze./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme