Egjipt, atentat presidentit Mubarak – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shpëton për mrekulli jeta e presidentit egjiptian Mubarak. Mëngjesin e sotëm një person për të cilin policia egjiptiane ende nuk jep asnjë të dhënë ka tentuar që të qëlloj mbi presidentin e Egjiptit dhe e ka plagosur atë në dorë me anë të një thike.
Ngjarja ka ndodhur në orët e paradites kur presidenti Mubarak ka dal për të përshëndetur i hipur në makinën e tij popullin nëpër rrugët e Egjiptit. Në këto momente një përson i turmës ka tentuar ta godas me thikë në drejtim të presidentit, por ka qenë ndërhyrja e presidentit Mubarak e cila i ka shpëtuar jetën.
Menjëherë pas atentatit Mubarak ka dalë në television duke denoncuar aktin e ndërrmarr ndaj tij. Kjo tentative për vrasjen e presidentit të Egjiptit vjen vetëm dy ditë pas marrveshjes së paqes mes Palestinës dhe Izraelit pikërisht në vendin e Pramidave. Ndërkohë ky është atentati i dytë i ndërmarrë ndaj Barakut./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori