Kryqi i Kuq, bilancet (3 Shtator 1999)


Kryqi i Kuq, bilancet (3 Shtator 1999)

17:54 03/09/1999

Pesë muaj aktivitet i përditshëm i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmës së Hënës së Kuqe dhe rezultati ndihmë për 400 mijë kosovarë. Janë këto 5 muajt më intensivë të cilat u shoqëruan me fluks refugjatësh të paparë në Shqipëri që analizohen sot pas përfundimit të krizës.

Të gjithë Kryqet e Kuq që veprojnë në Shqipëri kanë bërë përmbledhjen e punës e cila është përqëndruar në ndihmat shëndetësore dhe materiale. Shqipëria në gjendjen normale të saj në sistemin shëndetësor pa ndërhyrjen e organizmave të huaja shpenzon 2 % të prodhimit kombëtar dhe 10 % në vlerë që shpenzon në nivel qeverie.

Përpara se të tregojnë arritjet e tyre nëpër qytetet shqiptare ata kanë paraqitur gjendjen e tyre përpara ndërhyrjes ku zonat Veriore ishin fare të pa vaksinuara./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme