Fatos Nano në Mirditë – (6 Shtator 1999)


Fatos Nano në Mirditë – (6 Shtator 1999)

19:45 06/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Të demokratizohet Partia Socialiste duke zbehur rolin e njëshit dhe duke zbritur vendim marrjen në bazë. Kjo ka qenë alternative kryesore e ish-kryetarit Nano në takimet e sotme me deputetët dhe simpatizantët socialist të rrethit të Mirditës. Pas takimit të ngushtë të zhvilluar në zyrat e PS lokale, Nanos i është vënë në krah të majtë sekretari organizativ socialist dhe deputeti i rrethit të Mirditës Ndre Legisi.

Ish-kryetari Nano ka propozuar në takim me elektoratin që Kongresi të zgjedh një komision që të kontrolloj zbatimin e statutit të partisë nga të zgjedhurit në të gjitha nivelet. Kongresi duhet të zgjedh edhe financierin e partisë theksoi më tej Nano. Nano i shoqëruar nga Legisi dhe deputet të tjerë ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e organizatës bazë socialiste të fshatit Prosek./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme