Koncerti Napoletan në Tiranë, italiani me armë – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një italian me pistoletë në dorë në mes të sheshit Skënderbej. Ngjarja ka ndodhur mbrëm në koncertin “Napoli për Tiranën” me pjesmarrjen e këngëtarëve shqipatrë dhe italian. Ngjarja e rrallë ka ndodhur mbrëm gjatë kohës kur koncertit në qendër të Tiranës po i afrohej fundit të tij, një person në mes të turmës kishte nxjerrë pistoletën dhe e mbante atë në dorë.
Njerëzit pranë tij janë alarmuar dhe kanë njoftuar një nga punonjësit e shërbimit që ruanin qetësinë. Një grup i policisë kriminale i janë afruar me shpejtësi personit dhe sipas burimeve nga Ministria e Rendit është bërë brenda pak çastesh kapja, çarmatosja dhe shoqërimi i tij për në ambjentet e Komisariatit 1 të Policise së Kryëqytetit.
Pas verifikimit nga ana e grupit të gatshëm të uniformave blu rezultoi se i ndaluari ishte shtetas italian me detyrën e nënoficerit të Guardia di Financës. Ai quhej Xhuzepe Polata 28-vjeç, dhe në momentin e ndalimit rezultoi të ishte në gjendje të dehur. Nga deponimet e tij ai pretendonte se armën e mbante në dorë pasi dikush kishte tentuar ta vidhte./tvklan.al