Korçë, takimi i policisë Greke dhe Shqiptare – (6 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Policët shqiptarë dhe homologet e tyre grekë do të luftojnë së bashku krimin nëpër dogana dhe krimin e organizuar ndërkufitar. Ka qenë ky qëllimi i takimit në qytetin e Korçës mes drejtuesve të policisë së kësaj Prefekture dhe zonës në atë pjesë të Greqisë në kufirin me Shqipërinë. Palën shqiptare e ka përfaqësuar Drejtori i Policisë së Prefekturës Sokol Çela dhe drejtues të tjerë.
Ndërsa delegacioni homolog kryesohej nga Drejtori i Policisë së Follorinos Xekis Kostandinos dhe funksionarë të policisë së Grevenës dhe Kozanit. Në qendër të bisedimeve kanë qenë shkëmbimi i përvojës, luftës kundër kriminalitetit, shkëmbimi i informacioneve e etj. Kontaktet e rregullta të kohve të fundit kanë sjell rezultate konkrete.
Elementet krimminal të të dy vendeve në saj të bashkëpunimit mes policive nuk do të mundin ti shpëtojnë prangave. Mes përfaqësuesve të organeve greke dhe shqiptare është diskutuar dhe per parandalimin e trafiqeve të paligjshëm të drogës, prostitucionit, armëve, klandestinëve etj. Palës greke i është kërkuar që shqiptarët e kthyer të mos keq trajtohen dhe të mos u grisen dokumetat.
Ndërkohë është diskutuar gjerësisht edhe për kontrabandën e mallrave të automjeteve që zhvillohen në doganën e Kapshticës dhe masat që mund të merren nga të dyja palët për eleminimin e saj. Takimi i zhvilluar pak ditë më parë premton të mos jetë i fundit mes homologëve të fushës përkatëse të dy policive të të dy vendeve tona./tvklan.al