Plagoset një 32-vjeçar
Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta, pas një konflikti.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës”.
Shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.
Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.
Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al