Trupat e AFOR 2 sot (8 Shtator 1999)


Trupat e AFOR 2 sot (8 Shtator 1999)

12:49 08/09/1999

Edhe pse gjendja e vështirë për pritjen e refugjatëve kosovarë mbaroi, trupat e huaja shtojnë shërbimet e tyre në Shqipëri. Karabinierët italiane në bashkëpunim me policinë ushtarake turke në postblloqet e tyre mund të ndalojnë e kontrollojnë vetëm makinat ushtarake të huaja.

Në Portin e Durrësit janë të dislokuar 60 trupat greke të inkuadruar në AFOR 2. Në Shtatmadhorinë e Komzon Uest tek Plepat në Durrës janë dislokuar dhe trupat ushtarake. Aty ndodhet spitali fushor ushtarak i forcave çeke ku janë kuruar mjaft refugjatë kosovarë.

Pas asaj që keni parë gjatë muajve të konfliktit, tha Frizone, ushtarë duke ruajtur refugjatët, duke transportuar ndihma humanitare apo duke rregulluar rrugët, duhet të mësoheni të shihni ushtarët tanë gjithnjë e më aktive. Trupat e brigadës Alpine taorineze demonstruan disa manovra ushtarake.

Pas manovrave në një drekë të Komandantit të Komzon Uest, Kolonel Frizonës, i dorëzon një medalje në shenjë falenderimi për bashkëpunimin komandantit të repartit të Farkës./tvkan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme