Violeta Dajçi: Në këtë moment është e vështirë të jesh dermatologe online
Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në Tv Klan ishte dermatologia Violeta Dajçi.
Ajo u shpreh se në këtë moment të jesh mjeke dermatologe online është shumë e vështirë, por është e domosdoshme.
Dajçi është munduar të jetë pranë personave që kanë nevojë çdo pasdite përmes konsultave të saj live në Instagram.
Violeta Dajçi: Në fakt neve të gjitha punët tashmë ato që kam mundësi i kthejmë online. Por në këtë moment të jesh online si mjete dermatologe, por edhe si mjeke në përgjithësi është një gjë jo shumë e lehtë, është një gjë e vështirë, por është një gjë e domosdoshme. Duke qenë se shumë nga mjekët në këtë periudhë, për mos krijuar afërsi me njerëzit, për mos pasur grumbullime të njerëzve i kemi kthyer dhe po i kryejmë vizitat online. Këtu japim edhe receta që janë të rimbursueshme, por mundohemi të ndihmojmë edhe ata që kanë probleme dhe patologji ose problematika që shfaqen kryesisht në këtë periudhë. Në fakt lindi edhe si domosdoshmëri sepse njerëzit duke pasur gjithësecili problemin ose patologjinë e vetë, ose hallin e vetë, le ta themi në gjuhën tonë, ata të shkruajnë, të kërkojnë mendime, të marrin në telefon. Kjo bëhet rutinë gjatë gjithë ditës dhe ndonjëherë kjo në fakt është shume e lodhshme sepse jo gjithmonë mund të jesh disponibël meqënëse jo të gjithë e llogarisin se kur mund të jetë koha që tjetri mund të ushqehet ose mund të ketë orar ushqimi. Dhe unë e mendova në fakt që do ishte një gjë akoma më e mirë një komunikim i drejtpërdrejtë dhe për këtë arsye e vura në dispozicion Instagramin e klinikës që unë drejtoj dhe po vazhdoj çdo ditë të jem me të gjithë pacientët që kanë nevojë. /tvklan.al