Segmenti Bradashesh-Mirakë (8 Shtator 1999)
Askush nuk interesohet për ndërtimin e segmentit rrugor Bradashesh-Mirakë. Qeveria Shqiptare ndërkohë ka nxjerrë vendimin për kompensimin e pronarëve që në muajin Shkurt të këtij viti, ndërsa zyra e Urbanistikës nuk ka paraqitur ende projektin në fjalë që ka lidhje edhe me ndërtimin e unazës së qytetit të Elbasanit.
Ky segment është pjesë e Korridorit 8 puna për ndërtimin e secilit ka filluar në disa pjesë të tij. Për këtë segment ende nuk është paraqitur ndonjë firmë ndërtuese. Ndërkohë dy firmat e tjera punojnë për segmentin Rrogozhinë-Bradashesh dhe Mirakë-Qafë Thanë./tvklan.al