Fraksionistët (8 Shtator 1999)
Fraksionistët socialdemokratë, Kule, Myftari dhe Ahmetaj kanë zyrtarizuar alternativat e fraksionit antikorrupsion para gazetarëve. Vetëm ish Ministri Apostoli dhe Ministrja Shuli janë etiketuar deri tani nga ata si të korruptuar. Për ta kryetari Gjinushi ka shkelur statutin dhe ka dërguar PSD drejt zhdukjes.
Fraksionistët ju kanë bërë thirrje të larguarve me në krye Teodor Laçon të rikthehen. Votimin e hapur ata e kanë cilësuar antistatutor dhe antidemokratik. Dhori Kule po harton një program më të plotë të fraksionit, pasi PSD-ja sipas tij nuk është pronë e një individi.
Nepotizmi, shkëputja nga baza dhe marrëdhëniet jo korrekte me aleatët në koalicionin qeveritar janë ndër kritikat e tjera drejtuar nga fraksionistet Kule, Myftari dhe Ahmetaj, të cilët shpresojnë në mbështetjen e bazës socialdemokrate./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame