Pjetër Arbnori intervistë – (7 Shtator 1999)


Pjetër Arbnori intervistë – (7 Shtator 1999)

21:37 07/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me ish-kryetarin e Kuvendit Pjetër Arbnori për zgjedhjet në PD.

Gazetari:- Partisë Demokratike i duhet një kryetar i fortë apo një kryesi dhe forumet drejtuese në bazë që të kenë vendimarrje në duar?

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Të tjerët duan që të kemi një kryetar sa më të dobët për të bërë pastaj përshesh në PD. Ne kurdoher do të luftojmë për një kryetar demokrat por që të jetë energjik dhe i fortë”.

Gazetari:- Përsa i përketë kandidaturave të tjera nga një grup që është i ashtuquajturi i moderuar, mendoni që edhe ata nëqoftë se do të kenë guxim duhet të paraqesin një kandidaturë dhe alternativën e tyre?

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Unë s’di pse të kenë nevoj për guxim kur PD është parti e alternativave të lira gjithnjë brenda programit dhe brenda statutit. Deri tani unë nuk di të ketë kandidatura të tjera. Unë për vete nuk kam për të paraqitur kandidaturë”.

Gazetari:- Nëse bëni një parashikim kush do të jetë fituesi zoti Pollo apo zoti Berisha?

Pjetër Arbnori, deputet i PD:- “Parashikimet përpara kuvendeve janë të papërshtatshme. Secili ka të drejtën e plotë të paraqitjes së alternativave dhe luftës në parti”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme