Parlamentarët italianë (9 Shtator 1999)
Parlamentarët italianë i kanë tërhequr vëmendjen autoriteteve shqiptare për paaftësinë në ndalimin e trafikut të klandestinëve, armëve dhe drogës në drejtim të brigjeve të Italisë. Sipas të djathtëve shqiptarë mafia shqiptare bashkëpunon me atë italiane ndaj duhet luftuar dhe mbështetja politike që ata kanë në dy vendet.
Deputetet e Komisionit të Jashtëm kanë kërkuar edhe liberalizimin e vizave. Në takimin me senatorët italianë ishte i pranishëm për herë të parë që nga zgjedhja e tij në këtë komision edhe ish Kryeministri Fatos Nano./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame