Greqi, tërmeti shkatërrues – (10 Shtator 1999)


Greqi, tërmeti shkatërrues – (10 Shtator 1999)

14:20 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sillen në Shqipëri kufomat e dy nga tre shqiptarët e deklaruar të vdekur nga tërmeti në Greqi. Sot në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës kanë ardhur kufomat e fëmijës Frank Muhametaj 6-vjeç nga Përmeti dhe Edali Bejhari 49-vjeç nga fshati Tozaj i Beratit. Nuk dihet ende asgjë për viktimën e tretë që është një grua nga Shqipëria e Mesme.

Pas tërmetit prej 5.9 ballësh rënë ditën e martë numri i të vdekurve ka arritur sot afërsisht në 90 vetë. Sipas burimeve të ndryshme konfirmohet se mungojnë akoma edhe 30 të tjerë të cilët ende ndodhen nën gërmadha dhe shpresa për ti gjetur të gjallë është e pakët. Vetëm në 24 orët e fundit janë nxjerrë nga godinat e shkatërruara mbi 80 vetë.

Në një inspektim të bërë nga ana e inxhinierve të ministrisë greke të punëve publike rezulton se 1 në 10 ndërtesa duhen rrafshuar me tokën pasi janë dëmtuar mjaft. Sipas tyre numri i ndërtesave të prekura nga tërmeti shumë ose pjesërisht arrin në dhjetë mijë, shifër kjo mjaft e lartë. Mbi 16 mijë njerëz e kanë kaluar edhe një natë tjetër jashtë nga frika e përsëritjes së tërmetit shkatërrues./tvklan.al






Të ngjashme