Greva e kamionëve në Portin e Durrësit – (10 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Sindikata e Pavarur e Transportit të Shqipërisë është e vendosur për ta vazhduar grevën e shkallzuar e cila nisi me atë një orëshe, një ditëshe dhe sot paralajmërohet për grevë pa afat. Deri në plotësimin e kërkesave të 200 shoferëve anëtar të Sindikatës së Pavarur të kamionëve privat të Portit të Durrësit.
Kësaj greve pa afat do ti bashkangjiten më një orë të tillë edhe punëtorët e kantierit detar dhe parku i shërbimeve. 8 janë kërkesat kryesore të tyre, një prej të cilave qëndron kërkesa e të qënurit palë e këtyre punëtorëve në hartimin e ligjit mbi transportin. Taksat e portit duhet të ulen pasi janë mjaft të larta e cila mund të arrihet me marrveshje mes palëve.
Policia tatimore të mbledh taksat e këtyre shoferëve një herë në muaj, pasi mbledhja për gjashtë mujor është e pa përballueshme si shumë. Të gjitha kërkesat kjo sindikatë ja ka drejtuar Kryeministrit, Ministrit të Financave dhe Ministres së Punëve Publike. Por asnjë përgjigje apo ftesë për diskutime. Megjithatë moszgjidhja e problemit pas grevës pa afat do ti çoj këta punëtor në një grevë urie./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti