Cilët mund të përfshihen në paketën e dytë ekonomike


Cilët mund të përfshihen në paketën e dytë ekonomike

21:41 09/04/2020

Ahmetaj: Nuk shtyhen pagesat e sigurimeve

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, i ngarkuar nga qeveria edhe për koordinimin dhe drejtimin e punës për përballimin e situatës ekonomike të shkaktuar nga pandemia ka deklaruar këtë të enjte se punonjësit, bizneset e të cilëve janë ende të hapura, por nuk kanë xhiro për shkak të karantinës mund të përfshihen në paketën e dytë ekonomike.

Ahmetaj ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” përballë gazetarit Blendi Fevziu ku u shpreh se shumë shpejt do të prezantohet edhe paketa e dytë.

Blendi Fevziu: Po bizneset që janë të hapura dhe për pasojë të karantinës janë zero në xhiron e tyre?

Arben Ahmetaj: Të gjitha këto kategori që nuk janë mbyllur drejtpërdrejtë nga qeveria por si konseguencë e mbylljes punonjësit e tyre kanë probabilitetin që të jenë tek paketa e dytë.

Ahmetaj theksoi gjithashtu se pagesat e sigurimeve do të paguhen në datat ekzakte dhe nuk do të shtyhen.

Blendi Fevziu: A janë të shtyra pagesat e sigurimeve për dy muaj?

Arben Ahmetaj: Jo nuk janë. Nëse do shtynim pagesat e sigurimeve që shkojnë rreth 7.9 miliardë Lekë në muaj i binte që ne të mos arrinim të paghuanim dot pensionet. Sigurimet do të paguhen në datat ekzakte./tvklan.al






Të ngjashme