Senatorët Italianë në Shqipëri – (10 Shtator 1999)


Senatorët Italianë në Shqipëri – (10 Shtator 1999)

22:53 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Senatorët Italian kanë deklaruar para gazetarëve se marrëdhëniet shqiptaro-italiane nuk janë tronditur duke mohuar zërat e përhapura në shtyp. Si zgjidhje për problemin e klandestinëve dhe trafiqeve ilegale, ata kanë theksuar domosdoshmërinë e masave më të rrepta nga të dy qeveritë, pasi kështu luftohet edhe korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Sabri Godo përmendi si masa për të parandaluar këto fenomene, lehtësimin e lëvizjes së lirë dhe hapjen e konsullatave italiane në Shkodër e Vlorë. Godo ngriti edhe problemin e lëvizjes së lirë të biznesmenëve, vështirësitë e tyre në pajisjen me viza, ku qeveria duhet të ushtroj trysni ndaj palës italiane.

Përsa i përket abuzimeve me ndihmat humanitare për refugjatët kosovarë, senatorët Italian u shprehën se është qeveria italiane ajo që duhët të verifikoj atë problem. Prezenca italiane sipas senatorve në Shqipëri do të jetë afatgjatë. Senatorët Italian nuk u shprehën për lehtësinë në dhënien e vizave për shqiptarët./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme