Skënder Gjinushi për PSD – (10 Shtator 1999)


Skënder Gjinushi për PSD – (10 Shtator 1999)

11:57 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Intervistë me Kryetarin e Kuvendit Skënder Gjinushi për debatet në Partinë Social Demokrate.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit:- “Nuk mund të pranosh që të jesh koleg e të bashkëpunosh me njerëz që sot jenë në tavolinë dhe nesër sheh nëpër gazeta që të flasin për korrupsion të aludojnë për korrupsion dhe kur pyeten drejtpërdrejt ju keni ndonjë fakt? Jo thonë jemi vëtëm të shqetësuar. Ne s’duam të hyjmë në lojën që të debatojmë me ta nëpërmjet medias sepse përsa kohë jemi në të njëjtën parti kemi ku debatojmë me njëri-tjetrin dhe statuti e kërkon që debatet të bëhen njëherë në parti”.

Gazetari:- Atëherë do i jepni dhe një shanc tjetër që të votohet për ta?

Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit:- “Pikërisht po dalim tek votimi, këtu nuk është punë votim i fshehtë votim i hapur, madje demokracia kur debatohen alternativat apo fraksionet, nuk mund të kuptosh fraksione të mbyllura. Fraksioni duhet të jetë i hapur, alternativat debatohen hapur. Edhe mocionet që janë kërkuar nga kryetarët e rretheve, nga kryesia, këto mocione në statutin e partisë shprehet qartë që duhen të firmosen nga anëtarët e këshillit. Kjo nuk mund të bëhet fshehurazi, kjo bëhet hapur, si ndaj kryetarit të partisë, si ndaj sekretarit, si dhe ndaj anëtarëve të kryesisë. Edhe mocioni ndaj kryetarit me statut zgjidhet po në të njëjtën mënyrë. Duhet të firmosi 1/3 e anëtarëve të këshillit dhe duhet të votoj shumica absolute e këshillit në rast se nuk pajtohen me politikën apo me aftësitë e kryetarit apo sekretarit të përgjithshëm për të kryer këtë detyrë”.

Gazetari:- Zoti Gjinushi duket se telashet për ju nuk kanë të sosur, vazhdon dhe zoti Brojka tju përmend dhe pallatin që ju keni ndërtuar.

Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit:- “Zoti Brojka besoj e ka mbyllur atë histori, sepse zoti Brojka punon me deputet të opozitës me ish-kryeministra, me ish-ministra, ka shitur gjithë Tiranën dhe nuk ka si të justifikohet. Janë me mijra ndërtime pa leje por të legalizuara nga zoti Brojka dhe kur policia e Ndërtimit kërkon ti prish zoti Brojka i mbron sepse ndryshe duhet të kthej ato që ka marrë. Pra këto janë një sërë arsyesh që zoti Brojka kërkon të gjej qimen në qull. Unë e kam dhënë njëherë shpjegimin për atë”.

Gazetari:- Së fundi zoti Gjinushi a e paramendoni që ju do mbijetoni gjatë në politikën shqiptare?

Skënder Gjinushi, Kryetar i Kuvendit:- “Ç’do me thënë mbijetesë, ne sjemi për mbijetesë. Me siguri këtu ju më ngatërroni me ndonjë politikan tjetër që ka kohë që mbijeton, sigurisht do mbijetj dhe ca muaj por jo më shumë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame  







Të ngjashme