Shkolla dhe edukimi në distancë – (10 Shtator 1999)


Shkolla dhe edukimi në distancë – (10 Shtator 1999)

12:40 10/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Edukimi në distancë një metodë e re e futur pak vite më parë në arsimin e lartë shqiptar. Çdo student tashmë është para kompjuterit dhe jo përpara pedagogut. Bën çdo pyrtje ku merr edhe përgjigje ndaj tij. Në këtë rast pedagogu është vëzhgues ose i dorës së dytë.

Bordi i edukimit në distancë, qendra kombëtare e këtij edukimi dhe pedagog, diskutojnë sot duke bërë analizën e të gjithë punës së kryer për implementimin. Në kuadër të Komunitetit Europian dhe futjen e Shqipërisë në të, ky projekt i përfshirjes së edukimit në distancë financohet nga FAR.

Sot është krijuar një rrjet në të gjithë Europën Lindore ku edhe ne jemi anëtar. Kat re vite që është përdorur kjo metodë në Universitetin Politeknik, Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacion. Sivjet ky bord diskuton që ky projekt të përfshij dhe Universitetin e Tiranës dhe Shkodrës në degën Marketing dhe Menaxhim Arshivash. Ideja e këtij projekti është të zëvendësoj sistemin e korespodencës./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme