Gerta Heta: Izolimin në fillim e kaluam mirë, tani më vjen keq për fëmijët


Gerta Heta: Izolimin në fillim e kaluam mirë, tani më vjen keq për fëmijët

19:30 10/04/2020

Për programin “Historia ime” në Tv Klan ishte gazetarja dhe prezantuesja televizive, gjithashtu një zërat më të bukur radiofonikë, Gerta Heta.

Ajo u shpreh se kjo situatë e ka bërë të vlerësojë se kemi qenë shumë mirë dhe nuk e kemi ditur.

Izolimi në shtëpi së bashku me familjen javën e parë ka qenë shumë mirë, pasi po shijonin kohën që iu kishte munguar me njëri-tjetrin, por me kalimin e ditëve është bërë e vështirë.

Mirela Milori: Nga njëra anë, unë mendoj që edhe pse ka vështirësi nuk jemi shkëputur nga rutina e punës, se na ndihmon për karantinën si mendon?

Gerta Heta: Absolutisht, kjo dalja është liria jonë gjatë këtyrë ditëve që kështu e shijoj në maksimum. Unë edhe ato rrezet e diellit, që marr gjatë rikthimit në shtëpi i shijoj shumë. Paskemi qenë shumë mirë dhe se paskemi ditur, tani kemi filluar po i vlerësojmë gjërat.

Mirela Milori: Si po e kalon? Si po e përjeton gjithë këtë situatë?

Gerta Heta: Ditët e para të them të drejtën nuk i kemi kaluar keq, se po shijonim atë pjesën që nuk e kishim shijuar aq shumë, njëri-tjetrin, të qëndruarit bashkë 24 orë në 24, gatimet bashkë, rregullimi i shtëpisë, dollapët bashkë. Por pastaj pas një jave u bë shumë, pse të gënjej, tani është 1 muaj është shumë. Për fëmijët më vjen shumë keq, se duan pak diell dhe momenti i vetëm që ne na kap dielli për fat të keq këtu në shtëpinë tonë, nuk na kap dieli i mëngjesit, por dielli i pasdites i orës 3-4, që është i zbutur dhe nuk ka shumë fuqi. Më vjen keq për gocat me thënë të drejtën, por çfarë të bëjmë. Çfarë na ra dhe nuk e mbajtëm dhe këtë do ta kalojmë besoj./tvklan.al






Të ngjashme