Angjeli me përfaqësuesit diplomatikë – (10 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Angazhim më shumë dhe bashkëpunim më i ngushtë midis administratës sonë doganore e tatimore me ato analoge. Kjo është ftesa dhe kërkesa që Ministri i Financave Angjeli i ka kërkuar përfaqësuesve diplomatikë të akredituar në Republikën e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë, Italisë etj, ku pjesmarrëse ishte dhe shefja e FMN-së, përfaqësues të misionit CAM Albania dhe drejtorët e tatimeve dhe doganave tona.
Në kuadër të zbatimit të marrveshjes është kërkuar ndihma për marrjen e informacioneve që lidhen me eksportet e importet e mallrave me Shqipërinë. Sipas shefit të misionit të FMN-së legjislacioni i ri doganor shqiptar zbatohet duke përshpejtuar procedurat e verifikimit të faturave të importit dhe eksportit e cila do të sjell dhe përmirësimin në realizimin e të ardhurave ndaj doganave./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti