Dhori Kule për votimin në PSD – (10 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me profesor Dhori Kulen anëtar i Partisë Social Demokrate.
Dhori Kule:- “Është e natyrshme nuk mund të pres përgjigje tjetër nga zoti Gjinushi, por ai dhe të gjithë të tjerët e kanë mëse të qartë alternativën tonë. Është e thjeshtë e deklaruar në konferencën e shtypi, alternativ anti-korrupsion, alternative që është në kuadër të realizimit bazë të PSD por në rrugë të tjera, jo në ato rrugë që janë ndjekur deri tani. Përsa i përket procedurave të realizuara për lirimin tonë nga detyra. Janë procedura anti demokratike. E kam thënë që demokracia nga diktatura dallon vetëm tek mënyra e votimit dhe aty është bërë votim i hapur kur duhej të ishte bërë i fshehtë”.
Gazetari:- Megjithatë ai ka deklaruar që ju nuk e keni kërkuar një votim të fshehtë dhe fraksioni duhet të deklarohet hapur publikisht siç është deklaruar në media.
Dhori Kule:- “Fraksioni është hapur, votimi nuk ka nga kush të kërkohet ai është obligim sepse mund të thuhej në kohen e Enver Hoxhës pse s’kërkoni të bëni votim të fshehtë dhe dilte Enver Hoxha që të gjithë ishin pro tij. Pra ky është obligim statutor, që votimi duhet të bëhet i fshehtë. Zoti Gjinushi është deklaruar që kanë firmosur të gjithë kur s’ka firmosur askush, ka deklaruar edhe që nuk guxuan të vijnë. E kam sqaruar që përse nuk kam marrë pjesë atë ditë. Megjithatë për të parë është apo s’është i vërtetë pozicioni i Gjinushit i kërkoj të bëhet përsëri mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe të bëhet vetëm procesi i votimit”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame