Disa pacientë koreanë rezultojnë me Covid-19 edhe pas shërimit


Disa pacientë koreanë rezultojnë me Covid-19 edhe pas shërimit

09:37 11/04/2020

Autoritetet e shëndetësisë në Korenë e Jugut thonë se 91 pacientë, që mendoheshin se ishin shëruar, kanë rezultuar sërish pozitivë me koronavirus.

Qendra koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaruan se e kanë ende të paqartë se ppse pacientët rezultuan pozitivë për herë të dytë.

Drejtori i qendrës tha për mediat se me shumë mundësi virusi është riaktivizuar tek pacientët. Ai kundërshtoi idenë që ata të jenë riinfektuar.

Disa ekspertë të tjerë mendojnë se testet e mëparshme kanë nxjerrë rezultate jo të vërteta.

Këto konkluzione kanë interes ndërkombëtar, pasi ekspertët e shëndetësisë shpresojnë që personat që infektohen me Covid-19 të forcojnë imunitetin ndaj sëmundjes dhe të mos kenë probleme më vonë./tvklan.al






Të ngjashme