Brazili raporton mbi 1 mijë të vdekur
Brazili është vendi i parë në Hemisferën Jugore që ka tejkaluar mbi 1 mijë të vdekur nga koronavirusi.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, shteti në Amerikën e Jugut ka regjistruar të paktën 1068 viktima dhe 19.798 raste në total të personave të infektuar me COVID-19.
Pjesa më e madhe e Guvernatorëve të shtetit kanë vendosur masa kufizuese, përfshirë edhe karantinën, por Presidenti i vendit Jair Bolsonaro po kundërshton këto kufizime.
Ndërsa zyrtarë të shëndetësisë thonë se piku i epidemisë do të ndodhë pas disa javësh. Autoritetet braziliane janë të shqetësuara dhe për faktin se përhapja e virusit mund të dalë jashtë kontrollit, sidomos në disa zona të varfëra të vendit, ku janë të mbipopulluara dhe distancimi social është e vështirë që të realizohet.
Shqetësim ka edhe për komunitetin indigjen të Brazilit, që mund të infektohen nga ky virus vdekjeprurës. Ekspertët thonë se kjo kategori janë nga më të rrezikuarit për shkak të mbrojtjes së ulët ndaj sëmundjeve të jashtme. Në fillim të kësaj jave, një 15-vjeçar indigjen ndërroi jetë në spital si pasojë e koronavirusit. Grupet indigjene jetojnë kryesisht përgjatë kufirit Brazil-Venezuelë. /tvklan.al