Kaos në Turqi pas urdhrit të papritur të qeverisë


Kaos në Turqi pas urdhrit të papritur të qeverisë

10:13 11/04/2020

Autoritetet turke njoftuan papritur ndalimin e lëvizjes për dy ditë për qytetarët në kuadër të masave të izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Pak para mesnatës të së premtes (10 Prill), qytetarët u dyndën nëpër dyqane për të blerë produkte ushqimore, duke shkaktuar grumbullime masive.

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se pas mesnatës, do të ndalohej qarkullimi dhe dalja e qytetarëve për dy ditë. Sipas mediave, urdhri u njoftua në mënyrë të papritur, duke bërë që njerëzit të turreshin nëpër dyqane.

Qendrat tregtare, dyqanet ushqimore dhe furrat e bukës u përballën me një fluks të madh të klientëve, pak përpara se të mbylleshin.

Në Stamboll, u krijuan radhë të shumta, sikurse duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat dhe në rrjetet sociale. Distancimi social duket qartazi që nuk u respektua.

Sipas urdhrit të qeverisë, ndalimi i qarkullimit hyri në fuqi në orën 00:01 të mëngjesit të 11 Prillit. Për dy ditë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve dhe dalja e këmbësorëve në 26 qytete të Turqisë. /tvklan.al






Të ngjashme