Shpërndarja e librave shkollor (13 Shtator 1999)
Tekstet e sivjetme të shkollës do të shpërndahen të gjithë nëpër institucionet ku ata mësojnë. Deri në klasat e 6 janë shpërndarë librat shkollore. Në disa shkolla ka mbaruar rikonstruksioni, pedagogët po merren me regjistrimet të cilat janë rritur në krahasim me një vit më parë. Ndërmarrja e Librit Shkollor ka arritur të shpërndaje gati 70 % të librave. Shkollat e mesme mbeten ende pa filluar kjo shpërndarje. Drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” Ana Misha tregon të veçantat e këtij viti.
Ana Misha: Presim të vijnë librat. Sipas njoftimit që kemi nga Drejtoria Arsimore libra ka për të gjithë dhe presim nga dita në ditë që të vijnë. Eksperienca e hidhur e viteve të tjera na ka treguar që ka libra që vijnë me vonesë, ka libra që vijnë me pakicë dhe kjo na ka shkaktuar probleme. Shpresojmë sivjet të mos i kemi këto probleme por akoma nuk e dimë sa libra janë, kur do vijnë dhe a do kenë për të gjithë nxënësit. Nëqoftëse shpërndarja e librave do t’i lihet shkollës asnjëherë nuk ka mundësi për abuzim. Nëqoftëse do t’i lihet spontanitetit për mua kam idenë që ka mundësi për abuzim, sepse shitet rrugëve, kurse shkolla është e interesuar që ta pajisin nxënësin me libër dhe sa më parë të jetë e mundur./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti