Valbona Selimllari fiton “Miss Globe” – (14 Shtator 1999)


Valbona Selimllari fiton “Miss Globe” – (14 Shtator 1999)

11:22 14/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Shqipëria me një kurorë Botërore Bukurie. Misi i parë shqiptarë Valbona Selimllari, ka fituar në kryeqytetin e Letonisë, Riga, kurorën e Miss Globe, një nga aktivitet më të rëndësishme të kësaj natyre. Ajo është shoqëruar në këtë konkurs bukurie nga kantautori i njohur Ardit Gjebrea, në cilësinë e përfaqësuesit eskluziv për Shqipërinë të këtij konkursi.

Një vit më parë shqiptarja Mariana Brunga e cila përfaqësoi vendin tonë në të njëjtin konkurs në Athinë arriti të renditej vetëm e 12. Eskluzivisht për Tv Klan sot në Aeroportin e Rinasit menjëherë pas zbritjes ata janë shprehur.

Gazetari:- Valbona sapo jeni shpallur Miss Globi, ç’do të thotë kjo kurorë e re për juve?

Valbona Selimllari:- “E para jam shumë e lumtur pa diskutim, e dyta pas Miss Shqipërisë jam shumë krenare që një shqiptare fiton një kurorë të një niveli të tillë”.

Gazetari:- Po ju Ardit me ç’mision ishit në këtë konkurs?

Ardit Gjebrea:- “Në Miss Globe 99, unë isha i licensuar për të zgjedhur një nga bukuroshet shqiptare për të përfaqësuar Shqipërinë dhe siç e shikoni sollëm një fituese të Miss Globe 99. Gjithashtu isha anëtar juried he në fund dhe këndova këngën e Miss Globe, këngën zyrtare të Miss Globe së bashku me 40 bukuroshet përfaqësuese në këtë konkurs bukurie. Konkursi u zhvillua në Riga, u transmetua drejtpërdrejt nga televizioni letonez dhe në Mondo Visione dhe së shpejti do transmetohet dhe në televizionet shqiptare”./tvklan.al






Të ngjashme