Johnson falenderon mjekët: U kam borxh jetën
Deklarata e parë pas terapisë intensive
Kryeministri britanik Boris Johnson ka bërë deklaratën e parë publike pas daljes nga terapia intensive, ku u kurua për koronavirus.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Johnson falenderoi mjekët që kurojnë pacientët në gjithë spitalet e vendit, por edhe ata që u kujdesën për të në veçanti.
Kreu i qeverisë britanike tha se ua kishte atyre jetën borxh. Pasi doli nga terapia intensive, Johnson ka nisur të bëjë ecje të vogla, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm.
Tv Klan