Ligji për Policinë – (14 Shtator 1999)


Ligji për Policinë – (14 Shtator 1999)

17:12 14/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Policia shqiptare po reformohet në përshtatje për legjislacionin perëndimor. Një paketë e plotë ligjore e hartuar nga Ministria e Rendit ka zbritur sot për diskutim në komisionin parlamentar për Rendin dhe SHIK-ut. Policia e Shtetit vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të ruajtjes dhe rendit dhe qetësisë duke shmangur politizimin.

Sipas projektligjit të ri për policinë punonjësi i policisë duhet të ketë kryer arsimin e mesëm të ketë kryer shërbimin ushtarak, të mos jetë i dënuar penalisht, të ketë mbushur moshën 19 vjeç por të mos jetë mbi 30 vjeç. Largimi nga puna e policëve bëhet kur një polic mbush moshën e pensionit, kur bëhet i pa aftë nga ana shëndetsore për më shumë se 6 muaj etj. Masa disiplinore ndaj  policëve përfshin gjobë, heqje të gradave, ulje në detyrë, pezullim për tre muaj ose përjashtim nga policia.

Një tjetër ligj për policinë ka të bëjë me vendosjen e gradave profesionale bazuar në arsimimin, eksperiencën në punë dhe vlerat morale. Shqipëria tani ka 150 kolonel ndërsa pas testimit vetëm 30 fitues do të vazhdojnë të mbajnë gradën kolonel. Me këtë ligj i jepet e drejta Ministrit të Rendit Publik që për nevoja të veçant të sigurisë dhe të vedosjes së rendit publik me urdhër edhe të kryeministrit, të thërras në ndihmë edhe forcat e policisë ushtarake, të policisë bashkiake, policisë ndertimore dhe asaj tatimore.

Ky projektligj i jep të drejtën policëve që të bëjnë kontroll fizik të personave, veshjeve, bagazheve dhe automjeteve pa autorizim nga organe më të larta kur ata gjykojnë se nëpërmjet këtij veprimi shmanget rrziku i çastit ndaj tyre dhe parandalohet një vepër penale nga persona të dyshuar./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme