Bashkëpunimi vazhdon, 50 familje të tjera ndihmohen këtë javë


Bashkëpunimi vazhdon, 50 familje të tjera ndihmohen këtë javë

21:15 12/04/2020

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan në këtë situatë në të cilën jemi si pasojë e përhapjes së virusit, e ka zhvendosur vëmendjen tek ndihma e familjeve në nevojë. Shumë individë përmes programit kanë ofruar mbështetjen dhe kontriburin e radhës. Ditën e sotme një firmë vendosi të ndihmojë 50 familje.

Administratorja e kësaj firme u shpreh se nuk është hera e parë që ata ndihmojmë, por kanë preferuar gjithmonë të mos e bëjnë publike.

Ardit Gjebrea: Unë realisht ju jam shumë mirënjohës vërtet, sepse është një ndihmë shumë e madhe dhe jam shumë i lumtur dhe më thonë: Ardit do ndihmoj. E fundit, pse duhet t’ju lutesha 3 orë për ta bërë këtë intervistë.

Eralda Murataj: Nuk është hera e parë që ne ndihmojmë, por kemi preferuar gjithmonë të mos e bëjmë publike, duke mos u shfaqur. Jo vetëm se insistove, por edhe për misionin që keni ndërmarrë, unë ja ku jam sot këtu.

Ardit Gjebrea: Unë e di ka shumë nga ju që nuk duan të identifikohen, por në një rast të tillë kur ndihmohen 50 familje, unë do doja ta bëja jo vetëm prezent, por të frymëzoja të gjithë ata që munden, duan të vinë këtu, nuk duan të vijnë këtu, të bëjnë për njëri-tjetrin, sepse ky është momenti më shumë se çdo herë tjetër, unë besoj që kemi nevojë. Na ka përfshirë të gjithëve, por mbi të gjitha shëndeti është i pari.

Më pas drejtuesi i programit, Ardit Gjebrea komunikon me Nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti për të identifikuar 50 familjet që do ndihmohen.

Ardit Gjebrea: Ne vijojmë misionin?

 Anisa Ruseti: Shumë mirë, jam shumë e lumtur që e dëgjoj.

Ardit Gjebrea: Jemi në të njëjtën barkë apo jo?

Anisa Ruseti: Patjetër, më shumë kënaqësi!

Ardit Gjebrea: Kemi 50 familje këtë javë!

Anisa Ruseti: Ky është një super lajm!/tvklan.al






Të ngjashme