Bajram Yzeiri intervistë – (14 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me Zëvendës Ministrin e Rendit Publik Bajram Yzeirin.
Gazetari:- Përsa i përket goditjes së grupeve kriminale, Ministria e Rendit disponon prova dhe mjete për të goditur deri në fund krimin në Shqipëri?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “Patjetër, informacioni është i tërë i administruar dhe ne do të vazhdojmë me plane të veçanta”.
Gazetari:- A mund të themi që në Shqipëri ka zona ende të pakontrolluara nga Ministria e Rendit Publik?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “Në asnje mënyrë, ai që nuk i shikon besoj që nuk është dashamirës”.
Gazetari:- Po flasim për zona të tilla si Tropoja, apo rrethe të tjera?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “Të gjitha janë nën kontroll, gjithë territori i vendit”.
Gazetari:- Po përsa i përket veprimeve të papërgjegjshme të gjyqësorit si do veprojë Ministria e Rendit?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “Institucioni përkatës. Do të zgjidhen në rrugë institucionale. Ministria e Rendit do të vazhdojë të godasi mbi bazën e provave”.
Gazetari:-A ndikojnë këto veprime të papërgjegjshme të gjyqësorit te morali i policisë?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “Deri
diku dhe ndikojnë, ne do të bëjmë
punën tonë që ta ngrejmë moralin e Policisë, të mos ndikohet
nga rastet”.
Gazetari:– Përsa i përket disa të arrestuarve të fuqishëm si Zani Caushi dhe Nehat Kulla ato do të vazhdojnë të qëndrojnë në qelitë e komisariateve?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “S’ka asnjë diskutim”.
Gazetari:– Do ketë kompromis?
Bajram Yzeiri, Zv/ministër i Rendit:- “S’bëjmë kompromise ne”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame