Ministri Poçi takim me vartësit e tij (16 Shtator 1999)


Ministri Poçi takim me vartësit e tij (16 Shtator 1999)

11:44 16/09/1999

Ministri i Rendit Publik Spartak Poçi është takuar me të gjithë drejtorët e drejtorive në Ministrinë e Rendit duke bërë analizën e punës gjatë stinës së verës. Pas takimit të tij me Ambasadorin Limpreht që e përgëzoi policinë shqiptare, Poçi ka menduar të bëjë të njëjtën gjë me vartësit e tij.

Kemi punuar mirë u ka thënë Poçi drejtorëve duke përmendur arrestimet e fundit, megjithatë ky intensitet pune duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen ka udhëzuar ministri duke shpalosur dhe pikat ku do të mbështet policia.

Pastrimi i radhëve të uniformave blu nga elementë joprofesionistë dhe destruktiv si dhe zbatimi me përpikmëri të ligjit, por dhe rregullores së brendshme, kanë qënë porositë që Ministri Poçi ju ka dhënë vartësve të tij./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme