Mjeku i urgjencës në Novara jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19


Mjeku i urgjencës në Novara jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19

16:30 13/04/2020

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte mjeku i urgjencës në Novara, Taned Demaj. Ai u shpreh se situata ndryshe nga ditët e mëparshme është qetësuar disi, por ende nuk e kuptojnë pse numri i personave të infektuar herë rritet dhe herë ulet.

Taned Demaj: Sot është një ditë feste dhe themi se këto ditë ka patur një lehtësim pak a shumë nga puna dhe kanë rënë pak ato rastet e COVID-19. Kemi filluar të futemi pak në normalitetin e punës tonë, por gjithmonë jemi në gatishmëri, nëse kanë nevojë ne jemi gati.

Mirela Milori: Si është fluksi i urgjencave, thirrjeve qe keni në zonën tënde?

Taned Demaj: Ka akoma pak panik tek njerëzit, normalisht që qendra jonë operative, numri i telefonatave është goxha i madh. Kurse për sa i përket fluksit tonë të punës që jemi në territor ka patur një ulje sepse shumica e personave ka kaluar, edhe pse këto 2-3 ditët e fundit ka patur një rritje të numrave. Ka pasur një grafik që herë shkon sipër dhe herë shkon poshtë, akoma nuk e kuptojmë arsyen pse, sepse kemi gati 1 muaj e ca që jemi mbyllur. Tani po qetësohet avash avash, por jetesa është po ajo, të mbyllur, të ngujuar në shtëpi.

Mirela Milori: Si u përjetua Pashka në Itali, në këtë situatë?

Taned Demaj: Mund të them se gjëja më e çuditshme është se gjithmonë në Itali ka patur shi dhe njerëzit rrinin në shtëpi, kurse sot duket sikur dielli po çan gurët, kur i thonë fjalës dhe njerëzit janë në shtëpi. Ne sot jemi pak më të qetë se ditët e tjera./tvklan.al






Të ngjashme