Ambasada Greke për vdekjen e Janis Karnidiotis (16 Shtator 1999)


Ambasada Greke për vdekjen e Janis Karnidiotis (16 Shtator 1999)

13:19 16/09/1999

Dhimbje e thellë në Ambasadën Greke për vdekjen tragjike të zëvëndësministrit të jashtëm grek Janis Karnidiotis. Që në orët e para të mëngjesit në Ambasadën Greke, njerëz të thjeshtë, politikanë, ministra dhe diplomatë shqiptarë kanë hedhur ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në librin e ngushëllimeve.

Kanë hedhur ngushëllimet e tyre edhe Presidenti Rexhep Mejdani dhe Nënkryetari i Parlamentit Namik Dokle. Në lidhje me vdekjen e zotit Karnidiotis, u shpreh dhe Ambasadori Grek në Tiranë.

Ambasadori Grek: Shikojmë se çfarë dashurie të madhe ka, shikojmë çfarë dashurie e solidariteti ka midis popullit grek dhe popullit shqiptar. Kjo ishte hapësira në të cilën shërbeu zoti Karnidiotis për bashkëpunimin ballkanik dhe për të cilën ai shkoi dhe në Rumani, në një konferencë në të cilën nuk arriti të merrte pjesë. Është një konferencë, një marrëveshje ballkanike për të cilën ai filloi bashkëpunimin e tij që nga viti 1968./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme