Shtatzënë dhe në stërvitje


Shtatzënë dhe në stërvitje

14:58 13/04/2020

Emergjenca e koronavirus ka vënë në rrezik karrierën e shumë sportistëve. Stërvitja individuale në kushtet e shtëpisë nuk jep efektin e duhur tek gjendja fizike e tyre që sa vjen e bie.

Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kampionen e botës në futbollin e femrave, Aleks Morgan.

Mesfushorja amerikane është në pritje të ëmbël prej muajsh dhe në fundin e muajit Prill pritet të bëhet nënë.

Gjithsesi, 30-vjeçarja nuk ka menduar kurrsesi të ndalojë stërvitjen e përditshme dhe këtë e bën edhe gjatë muajit të 9-të të shtatëzanisë.

Përmes rrjeteve sociale, Morgan shpërndau një video duke bërë lëvizje gjimnastikore, e ku binte në sy barku i fryrë.

Morgan meriton duartrokitje për këtë guxim dhe me siguri fëmija do t’i ngjajë asaj.

Klan Plus






Të ngjashme