Aksidenti i Janis Kranidiotis – (15 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një avari e pashmangshme në avionin grek të linjës Athinë-Bukuresht i ka marrë jetën Ministrit Plotësues të Punëve të Jashtme të Greqisë Janis Kranidiotis mes 6 të vdekurve dhe i biri 20-vjeçar Nikolas, badigardi i tij si dhe dy gazetar grek. Kranidiotis ishte nisur bashkë me një pjesë të stafit të tij drejt Bukureshtit për një takim pune. Por 20 minuta pasi janë nisur drejt Bukureshtit pilotët kanë zbuluar një avari të cilën s’mund ta evitonin.
Kranidiotis ka qenë një prej politikanëve më të njohur grek, krahu i djathtë i Papandreut i lindur në Qipro në vitin 1947. Kranidiotis vlersohej si një yll në politikën greke. Në vitin 1981 mori detyrën e këshilltarit të posaçëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe ishte gjithashtu këshilltar i kryeministrit Andreas Papandreus për çështjen e Qipros. Pas rikthimit të PASOK-ut në pushtet u caktua sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme për çështjet europiane.
Gjithashtu Janis Kranidiotis ka lënë një fond të pasur veprash për çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së Jashtme. Njihet kontributi i tij dhe për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin greko-shqiptar. Kryeministri grek Simitis menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se Kranidiotis ka përçuar nëpër botë interesat e Greqisë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori