PS, akuzat e Nanos, Gramoz Ruçi – (15 Shtator 1999)


PS, akuzat e Nanos, Gramoz Ruçi – (15 Shtator 1999)

20:50 15/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Nuk i kanë gjetur të befasuar deputetët socialist akuzat e djeshme të ish-kryetarit Nano në Fier ndaj ish kryeministrit Majko.

Fatos Nano:- “Kush janë gjërat që ka bërë Majko. E para ricikloi Berishën, e dyta nisi të zbatoj një varg kërkesash të Berishës që goditën PS. Në një mënyrë ose në një tjetër konflikti duket banal në pamje por është shumë i thellë në përmbajtje, krijoi konfliktin me Petro Koçin, dhe Koçi u detyrua të largohej nga qeveria. Qeveria Majko ka ndihmuar strukturat e armatosura të Bukoshit në Shqipëri, për trafiqe armësh për armatosje, për stërvitje në bazat e territorit shqiptar dhe për të krijuar një influencë politike të Bukoshit në Kosovë. Flas për Bukoshin sepse ai është i evidentuar nga shërbimet sekrete shqiptare dhë nga shërbimet e UÇK-së që strukturat dhe njerëzit e tij kanë marrë pjesë në ngjarjet e 14 Shtatorit për të rrëzuar qeverinë Nano”.

Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi dhe deputeti i Fierit Jonuz Bega shprehen se janë strukturat e PS ato që do ti shqyrtojnë këto akuza për të nxjerrë më pasë përgjegjësitë përkatëse.

Gramoz Ruçi:- “Ju më ndihmuat me kmentin që ju bëtë, që nësë ka të dhëna të tilla strukturat organizatie të PS në kohën dhe në vendin e duhur do nxjerrin përgjegjësit përkatëse”.

Jonuz Bega:- “Këto janë çështje shtetërore, në qoftë se është bërë trafik i tillë, atëhere ai duhet dënuar. Edhe Nano edhe ndonjë tjetër mund ti referohet SHIK-ut por çështja është që këto dokumenta mund të depozitohen në organet përkatëse”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme