Konferenca e Pezës, komunistët – (15 Shtator 1999)


Konferenca e Pezës, komunistët – (15 Shtator 1999)

22:35 15/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

E kanë festuar të ndarë 57-vjetorin e Konferencës së Pezës grupimet komuniste shqiptare. Partia komuniste e udhëhqur nga Hysni Milloshi ka evokuar rolin e Enver Hoxhës dhe udhëheqësve të tjerë të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në frontin antifashist. Kjo marrëveshje u prish më pas në Mukje.

Komunistët kanë theksuar se është momenti që ata të qeverisin vendin pasi populli ka provuar dështimet e partive të tjera në pushtet. Mungonte në këtë festë ish-presidenti Ramiz Alia dhe Nexhmie Hoxha.

Për një tjetër grupim komunist atë të udhëhequr nga Muharrem Xhafa dhe Agim Xheka. Konferenca e Pezës përbën një konferencë e madhe historike, mësimet e së cilës janë aktuale edhe sot për komunistët./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme