Bashkim Zeneli intervistë – (19 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vizita e Kancelarit Gjerman Gerhard Shrëder në Tiranë është nxitur nga puna e mirë e Qeverisë Shqiptare. Është shprehur kështu Ambasadori ynë në Gjermani Bashkim Zeneli, pikërisht në prag të ardhjes së të parit kancelar gjenman në vendin tonë.
Bashkim Zeneli, Ambasaor në Gjermani:- “Mbështet në përgjithësi rindërtimin e Shqipërisë, mbështet rivendosjen e institucioneve demokratike dhe natyrisht në këtë drejtim Gjermania ka qenë dhe mbetet një nga partnerët tanë kryesorë në BE sepse mbështetja e saj është në të gjitha fushat”.
Gazetari:- Bëhen përpjekje nga diplomacia shqiptare që të ketë liberalizim të lëvizjes së lire?
Bashkim Zeneli, Ambasaor në Gjermani:- “Natyrisht problemi i lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë jashtë nuk është vetëm një problem teorik i së drejtës ndërkombeëtare është dhe një problem praktik që diplomacia shqiptare duhet ta zgjidhe në kanalet e saj në linjën e zgjidhjeve konsullore, që duhet të ketë të jenë më të shumta dhe më të vazhdueshme, më të qarta, pra nuk është një problem thjesht me Gjermaninë, problemi është ky që ashtu siç ka dhe mjaft shqiptarë që janë të legalizuar, që kanë ndërtuar familje, që jetojnë, kanë futur fëmijët nëpër shkolla në Gjermani që janë qytetarë të ndershëm dhe që nderojnë Shqipërinë me personalitetin dhe punën e pastër që bëjnë, ashtu ka dhe mjaft shqiptarë të cilët janë të përzier në akte kriminaliteti e të tjerë, këto për çdo shtet demokratik janë të papranueshme dhe si një masë e kësaj përveç rasteve që janë dhe nëpër burgje është edhe kthimi i detyrueshëm në Shqipëri. Por ka dhe kthime vullnetare, njerëz që kanë punuar mirë, që kanë fituar diçka e ndjejnë se mund të vijnë këtu, mund të bëjnë diçka këtu, mund të investojnë diçka këtu. Ne nuk kemi ndonjë shqetësim të veçantë në këtë drejtim”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame