Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (17 Shtator 1999)


Bashkimi për Demokraci konferencë shtypi (17 Shtator 1999)

10:53 17/09/1999

Bashkëjetesa mes partive politike shqiptare është alternativa e vetme që u mbetet këtyre forcave nëse dëshirojnë të dalin nga kolapsi. Ka qënë ky konstatimi i grupit Bashkimi për Demokraci pas thirrjes së aleatëve europianë për bashkëpunim. Sipas liderave të këtij grupimi, kjo arrihet duke hequr dorë nga lufta agresive politike dhe duke shmangur segmentet e inkriminuar.

Bashkimi për Demokraci ka denoncuar sot akuzat e Nanos por dhe të Majkos ndaj opozitës lidhur me 14 Shtatorin. Sipas Bashkimit për Demokraci ngjarjet e 14 Shtatorit mund të quhen tashmë të zbardhura pasi gjyqi po përfundon me kapitullimin e akuzës./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme