Koronavirusi përhapet edhe në Kukës


Koronavirusi përhapet edhe në Kukës

11:02 14/04/2020

8 raste të reja me COVID-19, mes tyre 2 mjek

Koronavirusi është prezent në 18 qytete të Shqipërisë. Kukësi është qyteti i radhës ku është identifikuar prania e virusit këtë herë në personel shëndetësor.

“Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër.Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.  Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste”.

Në dy spitalet Covid në Tiranë numri i personave që kanë nevojë për mjekim të specializuar ka ardhur në rënie përgjatë javës së fundit.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 37 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 prej tyre janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë”.

Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.

Pasditen e të hënës, një 68-vjeçare nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19, pas 10 ditëve në terapi intensive, duke u bërë kështu viktima e 24 në Shqipëri.

Ekpsertët e Shëndetësisë nuk harrojnë të apelojnë për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave të higjienës dhe karantinimit.

Tv Klan






Të ngjashme