Kosova, Thaçi-Rugova – (19 Shtator 1999)


Kosova, Thaçi-Rugova – (19 Shtator 1999)

12:56 19/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Hashim Thaçi, Kryeministër i Qeverisë së Përkoheshme të Kosovës kërkoi në mitingun e djeshëm të UCK-së një Referendum Popullor për të vendosur Pavaresinë e Kosovës. Kjo kërkesë direkte e shefit politik të ish-UÇK-së, vjen pikërisht në ditën kur është zyrtarizuar shndërrimi i UÇK-së në Kosova Trups, fakt që nuk e çarmatos plotësisht ish-UÇK-në por e kthenë atë në një polici kosovare.

Kjo kërkesë e Thaçit për pavarësi vjen pas një turi të sukseshmën ne Europë dhe SHBA. Tur i cili u mbull me takimin e Hashim Thaçit me Sekretaren Amerikane të Shtetit Medlin Ollbrajt. Gjithashtu kjo kërkesë për pavarësi vjen vetëm një ditë pas kritikave të tij ndaj Bernard Kushnerit, administratori i OKB-së në Kosovë, për pozitën e të cilit Thaçi është shprehur Kosova s’ka nevojë për mbret.

Kërkesa e Thaçit pëer Referendum për Pavarësi të Kosovës takohet në një pikë me politikën e Rugovës, Presidentit të Kosovës. Pas Rambujesë ku firma e Thaçit dhe Rugovës janë pranë njëra-tjetrës, për dy liderët e politikës Kosovare, erdhi një moment vakumi dhe ftohje. Por kërkesa për referendumin e pavarësisë hap një rreze shprese për një firmë të përbashkët Rugova-Thaçi./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme