Nikoll Lesi, intervistë (18 Shtator 1999)


Nikoll Lesi, intervistë (18 Shtator 1999)

15:06 18/09/1999

Akuzat ndaj Kryeministrit Majko për favorizim të firmës “Fabiona” ku është avokat vjehrri i tij, botuar në Gazetën “Koha Jonë” kanë sjellë edhe reagimin e Kryeministrit i cili ka deklaruar se do të padisë Gazetën “Koha Jonë” dhe çeshtja do t’i kalojë Prokurorisë. Por kjo sipas botuesit Nikoll Lesi nuk do të bëje gjë tjetër përveçse do të zbardhë të vërtetën.

Nikoll Lesi: Mendoj që Kryeministri e ka kaluar pak cakun e të sjellurit sepse ka fyer pak gazetën. Nga gazeta “Koha Jonë” është rritur në një fare mënyrë dhe Kryeministri Majko. Megjithatë ne jemi të hapur për drejtësinë dhe kërkojmë ne tani nga Prokuroria që t’i shkojë deri në fund kësaj çeshtje, sepse kam përshtypjen se Kryeministri Majko do jetë i përzier se dosjen e kemi të plotë për Kryeministrin në lidhje me këtë aferë të tij. Por do t’i sugjeroja Kryeministrit miqësisht që të largojë nga administrimi i ekzekutivit farefisin e tij. Pushteti na përket të gjithëve nuk i përket vetëm farefisit të Kryeministrit.

Gazetarja: Fahrudin Arapi ka deklaruar se firma Fiona nuk është firmë piramidale.

Nikoll Lesi: E lexova dhe deklaratën e zotit Arapi. Kam përshtypjen se ai është i diktuar nga Kryeministri për të bërë një deklaratë të tillë. Megjithëse në paragrafet po ta lexosh me kujdes të zotit Farudin Arapi, lihet nënteksti që ajo është një firmë piramidale. Megjithatë ne kemi dokumenta dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit qe i ka kërkuar Kryeministrit që të jetë shumë i kujdesshëm në këtë rast. Megjithatë Kryeministri ka firmosur dy vendime radhazi që janë në favor të firmës dhe për këtë ne jemi të hapur para drejtësisë. Dosjen e kemi të plotë, edhe një dosje tjetër na erdhi sot, dy dosje të plota na shërbejnë për Kryeministrin. Me këtë rast mund t’u them teleshikuesve tuaj të nderuar që Gazeta “Koha Jonë” edhe nëse do të kishte bërë një gabim kishte kurajon për të kërkuar falje, por jemi shumë të bindur dhe kemi dy dosje të plota për Kryeministrin në këtë rast. Ne ygje të ndryshme jemi mësuar me Kryeministra. Me Meksin, ku kemi pasur dy gazetarë të arrestuar Frangajn dhe Lekën. Kemi pasur edhe në kohën e zotit Nano Kryeministër çeshtje penale, megjithatë kemi fituar. Besoj që edhe në këtë rast me zotin Majkon do të fitojmë./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme