Prezantohet plani rindërtimit për Vorën


Prezantohet plani rindërtimit për Vorën

15:56 14/04/2020

Ahmetaj: Brenda tre muajve nis puna në kantier

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, qeveria po vijon me planet e rindërtimit për zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Një ndër to edhe ai i Vorës u prezantua nga Ministria e Kulturës Elva Margariti gjatë një lidhje online me Kryeministrin Rama e ministrin e Rindërtimit Ahmetaj.

Plani i rindërtimit për Vorën parashikon një rikonceptim të zhvillimit urban për të gjithë zonën në të cilën pritet të shemben 19 pallate.

Fillimi i projekteve pritet të nisë brenda 40 ditëve, sikundër ka ndodhur edhe me zonën e Thumanës, ndërsa puna në kantier tha ministri Ahmetaj do të mundësohet brenda 90 ditëve.

Zona e Vorës rezulton një ndër më të prekurat jo vetëm nga tërmeti i 26 Nëntorit por edhe ai i 21 Shtatorit. Krahas ndërhyrjes në banesat e dëmtuara pritet të shemben edhe 19 pallate, që rezultojnë të pabanueshme.

Tv Klan






Të ngjashme