Gjakmarrja në qytetin Shkodrës (18 Shtator 1999)


Gjakmarrja në qytetin Shkodrës (18 Shtator 1999)

15:35 18/09/1999

Vazhdon të mbetet shqetësues për Shkodrën fenomeni i gjakmarrjes. Gjakmarrja është shqetësimi që përcjell Misioni Mbarëkombëtar i Pajtimit me qendër në Shkodër. Femomeni i lashtë në Kanunin e Lekë Dukagjinit për herë e më tepër po shtrihet në familjet shkodrane.

Në rang prefekture janë 400 familje të ngujuara q presi nga momenti në moment që mbi ta të bjerë dora e kanunit në mungesë të asaj të ligjit. Janë 1500 të tjerë që i janë kthyer kullave të ngujimit dhe mbi 100 shtëpi që kanë mbetur të kyçura pasi banuesit e tyre kanë marrë rrugën e malit apo atë të kurbetit për t’i shpëtuar gjakmarrjes.

Në gjithë këto tmerre misionarët e pajtimit vijojnë të punojnë. Me ndërmjetësinë e misionarëve janë mëse 300 familje të pajtuara. Është bërë e mundur të kthehen në jetë normale dhe tu plotësohen ëndrrat 1300 fëmijëve të moshës shkollore të cilët kanë të vetmën faj, atë të mbiemrit të njëjtë me një pjesëtar të familjes së tij që ka vrarë në emër të burrërisë që duhej çuar në vend.

Shkaqet e përhapjes së fenomenit të gjakmarrjes duhen kërkuar në mentalitetin e atyre njerëzve që i binden kanunit për më tepër duhen kërkuar në mungesën përhere e më evidente të një rregullatori që quhet shtet. Pushteti lokal mbetet akoma në mbështetje morale, shtrëngim duarsh dhe me pjesëmarrjen në ndonjë banket pajtimi./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme