Seminari i ushtarakëve – (20 Shtator 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Seminar kualifikimi për juristët ushtarak. Përfaqësues të ushtrisë, prokurorisë dhe gjykatës, por edhe deputetë sot nisën një seminar katër ditor, aktivitet i zhvilluar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Ligjore për Mbrojtjen në SHBA. Zëvendës Ambasadori Amerikan Shnajder dhe Zv/shefi i Shtabit të ushtrisë sonë Mehmet Musai.
Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij seminari theksuan se ky aktivitet është në vazhdën e veprimtarive apo kurseve trajnuese që po ndërmerr shteti amerikan në ndihmë të Shqipërisë. Ligjshmëria ushtarake dhe civile, detyrimet ligjore që rregullojnë marrëdhëniet mes shtetit dhe ushtrisë, do të jenë temat që do të trajtohen në seminarin katër ditor që përbën fazën e tretë të trajnimit në këtë fushë./tvklan.al